Kryeprokuroja Rama ne Hage per bashkepunim per sekuestrimin e aseteve kriminale

Prokurorja e Pergjithshme znj. Ina Rama per tri dite do te qendroje ne Hage pasi do te marre pjese ne takimin vjetor te Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve i cili organizohet ne kete vend. Tema e ketij takimi fokusohet ne bashkepunimin nderkombetar kunder krimit te organizuar gjetja e formave qe lehtesojne bashkepunimin apo hetimet e perbashketa. Bashkepunimi nderkombetar shihet si nevoje globale dhe jo vetem rajonale. Gjithashtu sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme teme tjeter e rendesishme e takimit ishte bashkepunimi i institucioneve te drejtesise ne drejtim te sekuestrimit te aseteve kriminale. Ne ditet ne vijim nga prokuroret e pergjithshem do te diskutohet ne lidhje me krimin e organizuar trafikimin e qenieve njerezore ndihma e ndersjelle ne fushen penale arrestimi i personave qe i fshihen drejtesise. Takimin e ka pershendetur ministri i Drejtesise se Holandes Ernest Hirsch Ballin prokurori i Pergjithshem holandez Harm Brouwer kryetari i Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve Francois Falleti.