Durrës, fiton Vangjush Dako i PS-së
Sipas të dhënave të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Nr. 8, kandidati Dako, ka marrë 33369 vota kundrejt, kandidatit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka marrë 29785 vota. Diferenca është disi e thellë, pas Dako ka marrë rreth 3584 vota më shumë.
Por, në Durrës, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë më shumë vota kundrejt koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”. Ende nuk dihet se si do të jetë përbërja e këshillit bashkiak.
“Fitorja kaq e thellë erdhi sepse qytetarët vlerësojnë punën. Kemi punuar shumë dhe qytetarët e Durrësit na vlerësuan shumë. Tashmë në mandatin e dytë do të punojmë akoma më shumë në shërbim të qytetarëve. Duket qartë që qytetarët e Durrësit nuk shikojnë ngjyrimet politike sesa vlerësojnë punën dhe votojnë atë kryetar bashkie që u shërben atyre dhe sa më shumë tu shërbesh qytetarëve dhe të punosh aq më i madh do të jetë vlerësimi. Në mandatin e dytë do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve të Durrësit pa dallim ashtu siç kemi bërë në katër vitet që kaluam. Edhe ky mandat do të jetë i mbushur me akoma më shumë punë në shërbim të qytetarëve për tja ndryshuar krejtësisht faqen Durrësit", tha Dako.
Pas shpalljes së fitores nga KZAZ e Durrësit në qytet kanë nisur festimet masive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që kryebashkiaku Dako ka falënderuar të gjithë qytetarët që i besuan sërish drejtimin e Bashkisë së qytetit dhe shtoi se ky besim do tu kthehet qytetarëve me punë dhe investime të mëtejshme. /S.Lleshi/Start/
2011-05-12 12:45