E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, fluks pasagjerësh në port, vetëm sot kanë zbritur rreth 4 mijë persona

Intensifikohet fluksi i pasagjerëve që vijnë në Shqipëri nga porti më i madh i vendit, ai i Durrësit. Vetëm vetëm sot në orët e mëngjesit kanë zbritur  rreth 4 mijë persona, në një kohë që janë përforcuar masat nga policia, dogana dhe autoriteti portual për përballimin e këtij fluksi.

Në port sot kanë mbërritur shumë shqiptarë nga vendi ynë dhe Kosova por edhe shumë turistë të huaj, kryesisht nga vendet e perëndimit.

Pavarësisht nga fluksi në rritje, sipas statistikave të deritanishme vihet re se ka një rënie të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve në krahasim dhe me vitin e kaluar. Sipas opinionit të vetë emigrantëve një nga shkaqet kryesore në lidhje me këtë situatë është kriza globale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›