E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji hap kutitë e kukësit, pranohet kërkesa e LSI-së për 15 qëndra votimi

Kutitë e votimit të qarkut të Kukësit kanë mbërritur paraditen e sotme në Kolegjin Zgjedhor. Rinumërimi i votave në këto kuti, sipas vendimit të një dite më parë, të marrë nga vetë Kolegji Zgjedhor do të bëhet në Gjykatën e Apelit.

Kolegji ka vlerësuar se shkeljet e pretenduara nga LSI-ja krijojnë dyshime që çojnë në vendimin për rinumërimin e votave të qendrave të votimit që i përkasin rrethit të Bajram Currit.

Kolegji Zgjedhor pranoi dje kërkesën e LSI-së për të hapur 15 qendra votimi të qarkut të Kukësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›