E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, foshnja e parë për 2012-tën në gjithë Shqipëri

Duket se 2012-ta ishte viti i ardhjes në jetë i bebeve mashkull. Ndërsa në kryeqytet kishim Roanin e vogël, Durrësi ka sjellë në jetë foshnjen e parë për 2012-tën, në gjithë Shqipërinë.

Fëmija është i seksit mashkull dhe mësohet se gëzon shëndet të plotë si ai, ashtu dhe e ëma që e solli në jetë.

Në këtë gëzim nuk ka munguar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili i uroi shëndet dhe ngrohtësi pranë gjirit familjar.

Ndërkohë që Vasili ka deklaruar se urgjencat e përballuan me sukses misionin e tyre fisnik natën e ndërrimit të viteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›