Topi: Falenderoj punonjësit që shërbyen natën e 31 dhjetorit
Presidenti Topi ka vizituar të sapolindurit e parë në maternitetin “ Koço Glozheni” në Tiranë. Topi në këtë vizitë shoqërohej nga zonja e parë e vendit, bashkëshorja e tij Teuta Topi.
Në një deklaratë për mediat Presidenti u uroi të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri si dhe të gjithë të sapolindurve shëndët dhe ngrohtësi familjare.
Topi nuk ka lënë pa falenderuar dhe të gjithë punonjësit që shërbyen natën e Vitit të Ri, duke përmendur këtu personelin mjekësor, forcat e rendit si dhe gazetarët, të cilët me përkushtim dhe dashuri sakrifikuan gëzimin personal të kësaj nate, për të qenë në shërbim të qytetarëve të tyre.