E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, fugoni përplaset me autoveturën, 2 të plagosur

Një tjetër aksident rrugor u shënua vetëm pak minuta më parë në Durrës, tek ura e Dajlanit, por fatmirësisht pa shënuar viktima. Pjesë e aksidentit janë bërë dy makina që janë përplasur më njëra- tjetrën.
 

Sipas burimeve, mësohet se njëra prej makinave të përplasura është fugon, ndërsa tjetra autoveturë. Në këtë aksident rrugor, dy persona janë plagosur ndërsa ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre. Ata menjëhere janë transportuar per në spital, per të marrë ndihmen e duhur mjeksore.
 

Policia rrugore ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po heton rrethanat e tij. Sipas policisë, nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Por, nuk dihet ende se cila nga makinat ka shkaktuar aksidentin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›