Autoritetet ne Suedi akuzojne nje serb per krime lufte ne Kosove

Prokuroret ne Suedi kane ngritur aktakuze kunder nje serbi per krime lufte ne Kosove. Sipas njoftimeve nje pjesetar i komunitetit serb 34 vjecari Milic Martinovic akuzohet per pjesemarrje ne vrasjen masive te shqiptareve gjate luftes se vitit 1999. Aktakuza e ngarkon ate per vrasje tentim vrasje rrembim plackitje dhe zjarrvenie ne fshatin Qyshk te komunes se Pejes ne Kosoven perendimore.
Ai ishte arrestuar ne prill te vitit 2010 ne Stokholm te Suedise ku kishte kerkuar strehim. Procesi gjyqesor kunder tij pritet te filloje te henen e ardhshme.
Milic Martinovic ishte pjesetare i forcave te posacme te policise serbe te cilet akuzohen se me 14 maj te vitit 1999 kane kryer vrasjen e 40 civileve shqiptare ne fshatin Qyshk.
Ne shtator te vitit 2010 prokuroria serbe per krime te luftes kishte ngritur aktpadi ndaj nente ish paraushtarakeve serbe lidhur me kete ngjarje. Ata akuzohen per vrasje perdhunime shkaterrim te prones dhe plackitje me qellim te frikesimit te civileve shqiptare ne menyre qe ti detyrojne ata te largohen nga vendbanimet e tyre dhe te shperngulen ne Shqiperi.
Ne aktakuze thuhet se te akuzuarit pjesetar te njesive paraushtarake te njohura si akajt jane treguar skajshmerisht te dhunshem dhe te pameshirshem ndersa kane djegur me pas trupat e viktimave per te penguar identifikimin e tyre.
Ne mesin e te vrareve ne kete ngjarje ishte edhe Hasan Ceku babai i ish kryeministrit te Kosoves Agim Ceku dhe disa anetare te familjes se tij.
Prokuroria serbe kishte bere te ditur se ne ate ngjarje jane te perfshire edhe 17 te dyshuar qe ndodhen ne arrati dhe se ndaj tyre jane leshuar fletarrestime nepermjet Interpolit.
Mbi 10 mije veta jane vrare gjate luftes ne Kosove e cila morri fund me nderhyrjen e trupave te NATO-s.