Censusi, Dule: S'marrim pjesë nëse qeveria nuk plotëson kushtet
TIRANË- Pjesëmarrja e minoriteteve në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave do të jetë e pamundur nëse qeveria nuk do të plotësoje kriteret e kërkuara nga minoritet.
Deklarata vjen nga kreu i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, i shprehur pas takimit me delagacionin e Këshillit të Evropës per te drejtat e minoriteteve, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.
“Me kuadrin aktural lidhur me regjistrimin e popullsisë, një shkelet rëndë dhe zhvlerësohet e drejta e vetëdeklarimit, dy penalizohet kjo e drejtë e vetëdeklarimit, tre dekonspirohet konfidencialiteti i vetëdeklarimit. Denoncuam gjithashtu faktin e refuzimit total nga ana e qeverisë dhe strukturave përgjegjëse për regjistrimin e popullsisë, ndaj kërkesave të përsëritura si të minoritetit enik grek, ashtu ehde të minoriteteve të tjera, për konsultime dhe negociata”,- deklaroi Dule.
Kreu i PDNJ-së gjithashtu tha se “Nga ana tjetër shprehem qëndrimin tonë sistematik se pyetësori nuk mund të jetë i zbatueshëm nëqoftëse ai nuk do të jetë për pjestarët e minoriteteve etnike në gjuhën e tyre amëtare”.
(e.m/BalkanWeb)