Durrës, ligji për mjetet e importuara, rritet fluksi në doganë
DURRËS- Nis në doganën e Durrësit zbatimi i ligjit për importimin e makinave pa doganë. Gjatë 48 orëve të fundit importuesi kanë futur 150 automjete pa doganë dhe pritshëmritë janë shumë të larta në ditët në vijim.
“Mendoj që e ardhmja, pranë kësaj dege doganore do të jetë me një dyndje të jashtëzakonshme të subjekteve të cilat kanë importuar apo që ndoshta dhe pritet të importojnë”,- deklaroi drejtori i doganës, Jace Hysolli.
Ndërkohë të gjithë personat që priten të importojnë duke mos paguar doganën, ndopnëse e kanë oportuar makinën muaj më parë do t’i nënshtrohen ligjit të ri të pagimit të taksave, ndërsa ata që kanë importuar automjete deri në fund të dhjetorit të 2010-tës, përfitojnë nga falja fiskale.
“Pranë kësaj dege doganore dhe në përgjithësi në të gjithë sistemin doganor janë ngritur të gjitha komisionet përkatëse për zbatimin e atij ligji. Ka filluar një shkrirje jashtëzakonisht e madhe e gjithë subjekteve që dispononin këto mjete, në të cilat për një arsye dhe për një tjetër mbartin detyrime të papaguara pranë autoriteetve të doganës”- sqaroi Hysolli.
Përfituesit më të mëdhenj nga ky ligj, i cili ka hyrë në fuqi në 24 gusht, janë importuesit dhe qytetarët të cilët do të paguajnë vetëm 20% të vlerës së TVSH-së, ndërsa paralelsiht me godanën dhe taksën e shitjes brenda vendit do ë hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, të cilat nuk do të paguhen më cdo vit, sikurse është bërë deri më tani po do të mbidhen në mënyrë indirekte përmes rritjes së taksës së karburantit që është shtrenjtuar me 5 lekë për litër.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)