E Diel, 1 Nëntor 2026

Moren pjese ne proteste ndiqen penalisht

Fier Dosja ne ngarkim te zyrtareve te Bashkise se Patosit i eshte derguar prokurorise

Pjesemarrja ne proteste per te kundershtuar cenimin e autonomise vendore u ka kushtuarzyrtareve te Bashkise se Patosit si dhe shume qytetareve. Nje dite pas protestes atyre u eshte komunikuar ndjekja penale per pjesemarrje ne tubime jo te lejuara. Lajmi konfirmohet per Shqip nga vete personat qe po ndiqen penalisht si dhe nga burimet zyrtare te Komisariatit te Fierit te cilat thone se dosja ne ngarkim te zyrtareve te Bashkise se Patosit i eshte derguar Prokurorise se Rrethit te Fierit per hetime te metejshme. Te henen drejtuesit e Bashkise se Patosit administrata e institucionit si dhe pjesetare te shoqatave te ndryshme por edhe naftetare e banore te qytezes jane mbledhur ne sheshin qendror shume prane ish-godines se bashkise. Shkak i mbledhjes se tyre ka qene zhvillimi i nje proteste paqesore me ane te se ciles eshte kerkuar nga qeveria qe te mos cenoje autonomine vendore. Gjithashtu eshte kerkuar qe qeveria te ndikoje per miratimin e buxhetit te kesaj bashkie i cili sipas drejtuesve te bashkise dhe keshilltareve te PS-se mbahet peng nga mazhoranca PD-LSI.

E ndersa protesta ka zgjatur jo me teper se nje ore gjithcka ne mesdite dhe me vone i eshte kthyer normalitetit. Por qetesia u prish dje kur drejtuesve te bashkise u eshte komunikuar ndjekja penale. Mesohet se kryetari i bashkise Bardhi Meli kryetari i Shoqates se Veteraneve te LANC Qazim Lilo kryetari i PS-se se qytetit njekohesisht nenkryetar bashkie Artan Velcani nendrejtori i Ujesjellesit Maksim Goga si dhe drejtori i Ndermarrjes se Pastrimit Vladimir Paja jane personat qe po ndiqen penalisht. Emrat e tyre behen te ditur edhe nga Komisariati i Fierit zyra e informacionit te te cilit pohon per gazeten se edhe dhjetera qytetare te tjere jane ne proces e siper te ndjekjes penale. Policia tha se personat kane kryer vepren penale te pjesemarrjes ne tubime jo te lejuara. Mbremjen e se merkures drejtuesve te sipercituar u eshte komunikuar vendimi i autoriteteve policore.

I menjehershem ka qene reagimi i tyre. Maksim Goga eshte shprehur per Shqip Shteti po perpiqet te gjunjezoje individin dhe te ndaloje fjalen e lire. Per protesten e se henes ishin bere njoftimet perkatese nderkohe qe eshte realizuar edhe paralajmerimi publik i popullates e cila e mbeshteti protesten.

Goga ne emer te te gjithe personave te perfshire ne kete dosje ka thene se ky eshte sulm politik. Ai i ka bere thirrje policise qe te distancohet nga tubime te tilla pasi do te kete nje reagim me te forte nga nje komunitet me i gjere.

Kujtojme se Bashkia e Patosit ashtu si ajo e Fierit ka ende te pamiratuar buxhetin e ketij viti ndersa eshte treguar e vendosur per te mos lejuar subvencionimin e biznesit te vogel per kasat fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›