E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje e Lushnje tre te vdekur ne rruge

Aksidentet

Jane pergjakur serish rruget ne vend. Dy gra kane humbur jeten ne nje aksident te rende automobilistik qe ndodhi brenda Unazes se qytetit te Kavajes ndersa mjeti qe shkaktoi aksidentin eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Burime te policise rrugore konfirmuan emrat e dy viktimave te cilat jane Valentina Larushi 41 vjece dhe Hasa Xhani 64 vjece te dyja nga Kavaja. Dy grate kane qene duke ecur ne kembe pergjate aksit Kavaje-Rrogozhine kur jane goditur nga nje automjet qe me pas eshte larguar duke perfituar edhe nga erresira ndersa nuk u ka dhene as ndihmen e pare dy te demtuarave. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise qe menjehere kane nisur punen per identifikimin e autorit te kesaj ngjarjeje te rende automobilistike qe ndodhi mbremjen e se merkures. Nje aksident tjeter me vdekje ndodhi dje ne autostraden Lushnje-Fier ne afersi te fshatit Gorre. Alfred Mihali 18 vjec gjeti vdekjen si pasoje e plageve te marra pas perplasjes me trafik-ndareset te motocikletes me te cilen udhetonte ai dhe nje i ri tjeter. Policia deklaron se shkak aksidentit ishte shpejtesia lageshtia ne rruge dhe mosperdorimi i kaskes mbrojtese.

Nderkaq dy kembesore jane aksidentuar rende dje gjate kalimit te trafik-ndareses ne superstraden Tirane-Durres ne dy aksidente te ndryshme te ndodhura ne mbikalimet e Sukthit dhe Maminasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›