E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gara e pare zyrtare me kuaj gjakpastër

Gara e quajtur “Deri 2008” është organizuar nga Jockey Albania Club pranë shkëmbit te Kavajes ne Durres. Në aktivitet morën pjesë 6 kuaj gjakpastër ndërsa fitues doli kali Danunzio. i skuadrës Kasa të Rrogozhinës. 

DURRES-Eshtë zhvilluar në plazhin pranë shkëmbit te Kavajes ne Durres, gara e parë zyrtare e kuajve gjakpastër që janë pronë e shtetasve shqiptarë. Gara e quajtur “Deri 2008” është organizuar nga Jockey Albania Club. Në aktivitet morën pjesë 6 kuaj gjakpastër ndërsa fitues doli kali Danunzio me kalorës 15-vjecarin Eraldo Abedini, i skuadrës Kasa të Rrogozhinës.
Në Shqipëri ndodhen aktualisht 30 kuaj te tillë kryesisht te blerë në Itali, 15 prej të cilëve gjenden në qytetin e Durrësit.
Presidenti i shoqatës Jockey Albania Club, Arjan Gjyzeli thotë se shoqata e tij pret të bëhet anetare e federatës botërore te hipizmit, por më parë duhet te njihet dhe nga shteti shqiptar. Presidenti i kësaj shoqate tregon se është duke u pergatitur i gjithë dokumentacioni për pemën gjenealogjike të kuajve nga të cilët disa janë të pajisur edhe me mikrocipe për rëndesinë e geneve qe mbartin. Problem për shoqaten mbetet mungesa e një hipodromi që do mundesonte dhe zhvillimin e një kampionati brenda parametrave të duhura.
Kuajt e races purosangue arrijne nje shpejtësi deri në 80 km ne ore dhe perdoren gjeresisht ne garat e galopit ne te gjithë boten. Te ardhurat nga ky sport ne bote llogariten ne miliarda euro

( e.n / News24/Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›