Durrës, gjenden dy predha në themelet e një ndërtese

Punëtorët e një firmë ndërtuese kanë evidentuar gjatë ditës së sotme dy predha të paplasura. Predhat të artilerisë së rëndë të paplasura janë gjetur mesditën e sotme në themelet e një ndërtimi në qendër të qytetit të Durrësit.
Ato u zbuluan si rezultat i punimeve të firmës ndërtuese, e cila po punon për ngritjen e një ndërtese të re.
Punonjësit e firmës ndërtuese, ku janë gjetur predhat e artilierisë së rëndë me peshë 50 kg kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë xheniere, të cilat do bëjnë pastrimin e zonës.
Nga hetimet paraprake mendohet se predhat i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.