E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Mediu: Shmangia totale kërkon investime në vazhdim

TIRANE – Investimet e bëra në zonën e Shkodrës nuk i shmangin totalisht përmbytjet. Për ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu duhen investime të vazhdueshme, të cilat sipas tij janë në zbatim e sipër.

“Investimet janë shumë solide dhe minimizojnë efektet e përmbytjes, por shmangia totale e përmbytjeve kërkon investime në vazhdim. Faza e dytë do të jetë thellimi i Bunës në pjesën e sipërme për të sjellë në të njëjtin nivel ujëmbajtës si pjesën e poshtme dhe atë të sipërme.”- u shpreh ministri Mediu.

Këto deklarata ministri Mediu i bëri pas konferencës për ndryshimet klimaterike në mjedis, ku ekspertë ndërkombëtare diskutuan në lidhje me masat që duhen zbatuar, për shmangien e katastrofave natyrore.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›