E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli vizitë në Hungari, takon krerët e lartë të shtetit

HUNGARI- Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pál Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban.

Presidenti hungarez gjatë takimit me Topallin tha se dy popujt duhet të forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme Topalli ftoi zotin Shmitt të vijë në Shqiperi në 28 nëntor të vitit të ardhshëm në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Topalli takoi në Hungari dhe kryeministrin Viktor Urban ku mes të tjerash kryeministri hungarez tha se në këto momente krize në eurozonë duhet të shohim më mirë hapjen dhe jo mbylljen e BE.

Viti i ardhshëm, shënon 90 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona dhe në këtë kuadër Topalli dhe Urban ndanë ide për organizimin e disa evenimenteve të rëndësishme në Hungari dhe në Shqipëri
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›