Haxhinasto merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të OSBE-së
LITUANI- Zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së, që zhvillohet datat 6-7 dhjetor në Vilnius, Lituani.
Në këtë takim të përvitshëm priten të merren një numër vendimesh të rëndëishme nga Ministrat e Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse në të tre dimensionet e angazhimeve të OSBE-se, vendime të cilat do të përbëjnë një program pune për aktivitetet e Organizatës në të ardhmen.
Zyra e shtypit e minsitrisë së Jashtme shqiptare bëri të ditur se ky takim i përvitshëm u ofron Ministrave të Jashtëm të 56 shteteve anëtare të OSBE-së një mundësi për të rishikuar aktivitetet e Organizatës gjatë vitit të kaluar, si dhe për të rivlerësuar pikëpamjet kombëtare për çështjet e sigurisë.
Këshilli Ministerial është organi qendror drejtues dhe vendim-marrës i OSBE-së. Më datë 7 dhjetor 2011, Ministri Haxhinasto do tё adresojё punimet e Sesionit të 18-të Ministerial.
(el.me/BalkanWeb)