E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet e vdekur nënae një trafikanti të ekzekutuar

Të tjera rreth shkrimit Vrasja e Ervis Dedës tek Shkëmbi i Kavajës DURRËS – Gjendet e vrarë në Durrës, 60-vjeçarja Fatmira Deda, nëna e Ervis Dedës - i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë.
 
Gruaja u gjet në garazhin e një pallati privat në rrugën “Skënderbej”, e goditur me mjete të forta në kokë, që i kanë shkaktuar plagë të rëndë dhe vdekjen.
 
Policia, e cila u njoftua për viktimën dhe kontrolloi vendin e vrasjes, hodhi dyshimet e para se vrasja e saj lidhet më vrasjen e djalit të saj, mbetur ende sot pa autor. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore.
 
Redaksia online
(ar.sh/a.ç/shqiptarja.com)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›