Durrës, gjendet i vdekur në një kanal 40-vjeçari

Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Shaban Çullhaj nga fshati Arapaj është gjetur i vdekur në një kanal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Policia ka gjetur në vendngjarje edhe makina personale e viktimës me targa DR 9495 D i cila e kishte derën hapur ndërsa çelsat ndodheshin brenda.
Dyshohet se 40-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.