E Shtunë, 31 Tetor 2026

Date dhe ore e caktuar per terheqjen e pensionit

Që nga 1 prilli çdo pensionist në Tiranë do të ketë një datë dhe një orë të caktuar për të tërhequr pensionin pranë sporteleve të postës. 
Në rastet kur të moshuarit pensioni i duhet në mënyrë urgjente apo duhet të udhëtojë jashtë vendit ai mund ta tërheqë atë edhe brenda ditës. 
Nisma e bërë publike dy ditë më parë nga Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea është mirëpritur nga pensionistet, të cilët shprehen se në këtë mënyrë ato nuk do të qëndrojnë në pritje por do të shkojnë atje në momentin e caktuar në grafikun që do të vendoset në sportelet postare.
Me qëllim krijimin e lehtësirave për pagesën e pensionisteve Posta Shqiptare ofron gjithashtu edhe shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në banesë. 
Për të përfituar nga ky shërbim mjafton që pensionisti të plotësojë kërkesën e cila gjendet në zyrat e postës e që përmban  gjeneralitetet e individit, adresën dhe vendbanimin e saktë, ku atij do t’i dërgohet pensioni. Tarifa e këtij shërbimi është vetëm 50 lekë.
Aktualisht nga kjo mundësi përfitojnë rreth 156 mijë pensioniste ose 30 % e numrit të përgjithshëm të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›