E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjëndet në një kanal kufoma e një gruaje

DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet për identifikimin e kufomes se nje gruaje, e cila u gjet në një kanal në komunën e Ishmit, 35 km në veri të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur se, "trupi i pajetë u gjet orët e vona të mbrëmjes të së premtes në një kanal nga fshatarët e zonës dhe më pas u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Durrrësit.
Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kufomës, mësohet se viktima mendohet të jetë e moshës 25- 30 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›