Durrës, gjendet një i ri i vdekur në kanal. Ishte qëlluar me armë
DURRËS-Trupi i pajetë i një 33-vjeçari është gjetur në orët e para të ditës së sotme, në një nga rrugët periferike të Shijakut, ndërsa ekspertët e policisë kanë konstatuar plagë vdekjeprurëse nga armët e zjarrit.
Trupi i 33-vjecarit u gjet nga banorë të zonës në një kanal në Sallmone në një nga rrugët e lagjes "Baromet", në qytetin e Shijakut. Sipas të njejtave burime, kalimtarët kanë menduar fillimisht se bëhej fjalë për një vdekje natyrale, por ekspertët e Policisë Kriminale, të ndodhur në vendngjarje kanë konstatuar në trupin e 34-vjeçarit plagë plumbi nga armë automatike zjarri në njerin krah te viktimes.
Policia po heton mbi pistën e vetëvrasjes, por gjithsesi efektivët nuk e kanë shmangur dhe pistën e vrasjes.
Burimet e policisë po punojne intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)