Profili i një vrasësi
TIRANE - Vrasësit paranojakë dhe pa objekt janë të rrezikshëm, ngaqë janë të paparashikueshëm. Vrasësi i arkëtares, si dhe njeriu që tentoi vjedhjen e një banke, që në të njëjtën kohë është apo mendohet se mund të jetë dhe vrasësi dhe vjedhësi i argjendarisë disa kohë më parë, duke e vlerësuar si tipologji krimi duket se është rast i krimit unikal, që më shumë se motivet e përfitimit material ka në themel të veprimtarisë së tij natyrën e njeriut nekrofil, që kënaqet me krime dhe vrasje të bëra si qëllim në vetvete. Pa dyshim, të gjithë treguesit e deritashëm na mbushin mendjen se nuk kemi të bëjmë me një kriminel që tenton të vjedhë dhe bën vrasje duke qenë në nevojë, apo për qëllime të tjera materiale. Në fakt, duket se kemi të bëjmë me një kategori të “re” krimineli dhe veprimin e çoroditur të një njeriu skizofrenik, që nuk është i qartë as me “hartën kriminale” vetjake as me motivet se çfarë kërkon të realizojë dhe as çfarë do të bëjë.
E sigurt është, që në shoqërinë tonë po shtohen njerëzit me anomali psikike dhe shoqërisht të rrezikshëm, që kanë prirje kriminale, që nuk dinë se çfarë bëjnë. Besoj se një njeri i tillë është me çrregullime të thella të personalitetit, është një kriminel i mbyllur, që më shumë se kërkon të përfitojë dhe të nxjerrë rezultate materiale në rrugë kriminale, është një sociopat i paekuilibruar dhe i rrezikshëm, që kënaq veten nëpërmjet kënaqësisë që i jep realizimi i vrasjes si qëllim në vetvete apo kënaqësia psikopatike e pozitës së kriminelit profesionist.
Akoma nuk janë të qarta se cilat mund të jenë motivet nxitëse të personalizuara të një killeri të tillë skizofrenik, që vret pa qënë as i qartë, as i definuar në objektivin kriminal. Ne duhet të jemi të shqetësuar me shfaqjen e një fenomeni të tillë, sepse ky rast por edhe ndonjë tjetër para tij janë raste unikale, që në shoqërinë tonë po shfaqen kohët e fundit, kudo në botë dhe në shoqërinë shqiptare. Nuk mund të heshtim përballë këtij fenomeni të shfaqjes së njerëzve të caktuar, që po bëjnë krime pa qënë të qartë pse vrasin dhe ku duan të dalin. Në këtë kontekst është fare e qartë se personi që vrau punonjësen e bankës, dhe para do kohësh edhe punonjësen e argjendarisë është nga rastet më ekstreme dhe shoqërisht shumë i rrezikshëm. Tipologjia e këtij krimineli është në rastet e reja që po shfaqen në kohën tonë.
Këta lloj psikotikësh janë njerëz që përgjithësisht janë mizantropë, janë të pashoqërueshëm dhe që planet kriminale i kanë spontane, të personalizuara dhe të palidhura me të tjerët. Shkaqet e shfaqjes së këtij lloji të veçantë të kriminelit të vetmuar që bën plane me veten, janë të lidhura me mënyrën e deformuar të edukimit në familje, me mungesa të rënda të punës edukative në familje dhe në shkollë, të cilat ndikojnë në deformimet sociopate të kësaj natyre krimineli.
Rasti i fundit meriton të analizohet me kujdes nga pikëpamja kriminalistike dhe psikopatologjike. Nuk e di se cila është psikologia patologjike e një njeriu të tillë që vret dhe nuk vjedh, që nuk di as çfarë bën as pse i bën aktet kriminale të vrasjes, duke qënë pa qëllime të definuara. Të tillë njerëz janë killera të paqartë në qëllimet e tyre, janë konfuzë, të çekuilibruar dhe shumë të rrezikshëm nga pikëpamja psikologjike dhe emocionale. Një njeri që është psikologjikisht konfuz, i paqartë në veprimet e veta, është kriminel i rrezikshëm, sepse krimin e bën qëllim në vetvete ose vrasjet i bën pa qënë i qartë për atë që synon të arrijë. Këta kriminelë patologjikë janë të rrezikshëm, të frikshëm dhe të paparashikuar. Për ta është vështirë që të parashikojë masa parandaluese edhe policia, por dhe ata që janë të ngarkuar për të përballuar veprimet antisociale dhe kriminale.
Për fat të keq këta njerëz, që janë kriminelë të paparashikuar dhe të paqartë në objektivat e tyre kriminale, duhen observuar me kujdes, sepse janë të vështirë që të identifikohen. Madje ka raste kur ata bëhen seriale killer dhe profesionistë që kanë kënaqësi perverse nga vrasjet që bëjnë, jo për fitime materiale apo qëllime të personalizuara nga ndonjë konflikt, por thjesht si qëllim në vetvete. Kjo dukuri duhet vlerësuar seriozisht nga pikëpamja shoqërore, sociale, ligjore dhe psikopatologjike.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)