E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet një kufomë në det

Një kufomë njeriu është gjetur ditën e dielë në plazhin e Durrësit.

Peshkatarët kanë qënë ata që kanë njoftuar policinë  pasi kanë konstatuar në zonën e Bishtit të Pallës, në një largësi 1 milje larg bregut, kufomën e një njeriu.

Ende nuk ka të dhëna për viktimën dhe as shkaqet e vdekjes.

Trupi i dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit, do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›