E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Stefano Sannino nesër në Tiranë

Në Tiranë pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino. Shefi i delegacionit të BE-së Ettore Sequi njoftoi vizitën e tij disa ditë më parë.
 

Zyrtari i lartë i KE, gjatë qwndrimit në Tiranë pritet të takohet me kryeminsitrin Berisha, kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, ministren e integrimi Majlinda Bregu, zëvendës kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Hahxiansto si edhe do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.
 

Qëllimi i vizitës së Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian është ecuria e punës për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë, i cili u diskutua pak ditë më parë në ministrinë e integrimit në praninë e ambasadorit të BE-së Etore Sequi. Por, gjatë takimeve, zyrtari i KE pritet të nxisë palët politike të vijojnë rrugën e bashkëpunimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosursa nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›