E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po turpëron Shqipërinë me marrëzinë e tij

Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në Mynih të Gjermanisë i cili theksoi se modeli ekonomik shqiptar bazohet në standarde liberale.
KM vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë.Turp i pamerituar për Shqipërinë! shkruan Rama në Twitter.
Sipas tij deklaratat e kryeministrit në Gjermani për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar e bën Shqipërinë të duket si s`ka më keq nëpër botë.
Duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit si një marrëzi, kreu i PS-së Rama ka theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm në Shqipëri.
Këto shfaqje brutale të marrëzisë në pushtet janë alarm për ndryshimin e domosdoshëm! Shqiptarët meritojnë një qeveri të denjë e të drejtë shkruan më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›