Haxhinasto vizite zyrtare ne Libi
E diel 05 Shkurt 2012 1455
Haxhinasto me Ministrin e Puneve te Jashtme te Libise z. Ashur Ben KhaialMinistri i jashtem shqiptar njeherazi zv/kryeministri Edmond Haxhinasto gjendet per nje vizite dyditore ne Libi. Ai eshte takuar sot me homologun e tij libian Ben Khaial ku deklaroi se Shqiperia mbeshtet tranzicionin e popullit libian dhe eshte e gatshme te asistoje Libine ne periudhen e kalimit nga diktatura ne demokraci.
Sipas zv/kryeministrit me viziten e tij ne Libi hapet ne faqe e re ne marredheniet mes dy vendeve ndersa ka kerkuar gjithashtu edhe njohjen e Kosoves nga ky vend. Nga ana e tij ministri i jashtem i Libise Khaial ka falenderuar Shqiperine per mbeshtetjen dhe asistencen e dhene per popullin libian. Vizita e kryediplomatit shqiptar eshte e para qe nje zyrtar i larte shqiptar kryen ne Libi pas renies se regjimit te Gadafit.ShareTweet