E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet një kufomë, policia hetime në 2 pista

DURRËS- Gjendet trupi i pajetë i një personi.

Burime nga policia e qyteti bregdetar të Durrësit bëjnë me dije se kufoma u gjet mesditën e sotme në fshatin Fllak, në një kanal në anë të rrugës.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, ndërkohë policia po heton në dy pista,atë të aksidentit, edhe atë të vrasjes.

Nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›