Zgjedhjet, vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it nisin takimet në Tiranë
TIRANE - Vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it nisin nesër në Tiranë takimet me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Rreth orës 10:00 ata do të zhvillojnë një takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi dhe më pas do të priten edhe nga kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.
Në përfundim të takimeve vëzhguesit e ODIHR-it kanë paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp, që pritet të zhvillohet rreth orës 15:00.
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-t dhe të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, mbërritën të hënën në Tiranë, për të ndjekur nga afër zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në krye të misionit është amerikania Conny McCormack, e cila ka qënë pjesë e ekipeve vëzhgues në zgjedhjet në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri.
Ekipi i ODIHR-it përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ashtu si edhe në vitin 2009, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Volfgang Grossruck, aktivizoi sërish marrëveshjen me ODIHR-in për një mision të përbashkët monitorimi.
Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën Juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Z.Battelli ka një eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë dhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
ODIHR ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë i atyre që do të përfshihen.
(er.nu/BalkanWeb)