Familja e viktimës së Këlcyrës: Ishte hakmarrje e fisit të nuses
Të tjera rreth shkrimit Këlcyrë, ekzekutohet inspektori FOTO/ Makina ku ndodhi vrasja
PERMET – Familjarët e viktimës që u vra gjatë një udhëtimi me taksi, Andi Naçi, janë prononcuar për tv. “për A1 Report!”. Ata thanë se Andi kishte mosmarrëveshje me ish-gruan e tij, për shkak të grindjeve të saj me nënën e tij. Ata gjykojnë se vrasja e Andit ka ndodhur si hakmarrje nga të afërmit e nuses, pasi 27-vjeçari u divorcua më 2 prill me vendim gjykate.
Çifti Naçi kishte një vajzë 1 vjeçe. Kohët e fundit Andi kërcënohej me telefonata anonime. Sot policia kufitare kapi 2 persona që mund të kenë lidhje me vrasjen dhe njëri prej tyre është me origjinë nga Burreli, pikërisht prej nga është edhe ish-bashkëshortja e Andit.
KUR DHE SI NDODHI VRASJA
Një telefonatë e mbërritur dje pasdite në policinë e Gjirokastrës njoftoi se rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës ka ndodhur një vrajse me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas. Nga të dhënat paraprake të siguruara nga policia mësohet se vrasja ka ndodhur kështu:
"Në automjetin tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç nga Këlcyra, i cili udhëtonte nga Ura e Lekëlit për në Përmet dhe punonte si taksixhi, kanë hipur si pasagjerë tre shtetas tek Ura e Lekëlit. Në vendin e parë shtetasi Andi Naçi dhe nga mbrapa dy shtetas të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një shtetas tjetër i panjohur.
Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, shtetasi i panjohur, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale .
Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar shtetasi që ishte pasagjer, i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë. Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe shtetasi e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave pasagjerin që ishte në vendin e parë, shtetasin Andi Naci dhe menjëherë është hedhur nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika "- thuhet në njoftimin e policisë.