E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: PS do fitojë shumicën në Elbasan, PD e braktisi

ELBASAN- Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi ka deklaruar sot se e majta do fitojë shumicën e mandateve në këtë qark.

Shkak për këtë, siç tha Blushi është bërë braktisja e Elbasanit në tetë vite nga qeveria e Berishës.

“Do kemi shumicën e mandateve në qarkun e Elbasanit. Deputetët e PD nuk meritojnë të zgjidhen më, pasi PD e ka brkatisur Elbasanin në tetë vite”, tha ai.

Më tej kandidati i PS-së premtoi hapjen e vendeve të reja të punës. 

“Do t’u kthejmë punën elbasanasve, do punësojmë të rinjtë. Jam i kënaqur me epërsinë që kemi në këtë qark”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›