E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet një kufomë pranë portit, nis hetimi

Policia e portit gjeti, sot paradite, një kufomë jashtë murit rrethues të portit në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Kufoma e seksit mashkull ishte veshur me kostum. Po punohet për identifikimin e viktimës si dhe të shkaqeve të vdekjes. 

DURRES- Një kufomë është gjetur pranë portit të qytetit të Durrësit, sot paradite. Kufoma e seksit mashkull ende e paidentifikuar është gjetur jashtë murit rrethues të portit, te lagjja numër 1 pas kullave binjake. Viktima është gjetur nga punonjës të policisë së portit Durrës, teksa po patrullonin përreth portit. Menjehërë është kërkuar ndihma e punonjësve të policisë së shtetit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vdekje natyrale. Sipas të dhënave të policisë, kufoma e seksit mashkull ishte veshur me kostum dhe është gjetur i rënë përmbys me fytyrë në tokë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›