E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, si luhet pasi skuadra pëson gol?

 

Jetmir Halilaj

Ari Han kishte mundësinë që të fitonte të gjithë zemrat e shqiptarëve dje, por Shqipëria e drejtuar prej tij u mund 2-0 nga Hungaria. Tekniku holandez e kishte cilësuar më të rëndësishmen e edicionit ndeshjen e djeshme, por skuadra nuk i është përgjigjur si duhet në fushë. Kuqezinjtë, të cilët vinin si kryesues të grupit nuk arritën të dilnin në lojën e tyre, ndonëse kanë meritën se në pjesën e parë bënë një paraqitje më të mirë se sa vendasit. Në pjesën e parë skuadrat u treguan shuam të kujdesshme dhe megjithëse përfaqësuesja shqiptare zhvilloi një lojë më të mirë se Hungaria, nuk arriti për asnjë moment të krijonte aksione të pastra shënimi dhe me përjashtim të tentativës së Skelës, i cili gjuajti nga jashtë zonës në minutën e 28-të, por topi u përplas në tranversë. Megjithatë, kuqezinjtë i kushtojnë shumë vëmendje mbrojtjes dhe evitimit të pësimit të golave, çka e mban Erjon Bogdanin shumë larg portës kundërshtare. Mesfusha, ajo që cilësohet si arma kryesore e skuadrës tonë, nuk arrin të çajë hungarezët që faktikisht janë të vendosur mjaft mirë. Loja nga krahët në pjesën e parë është thuajse inekzistente dhe pasimet e Dallkut e të Agollit janë lehtësisht të pritshme nga portieri Fulop. Hungarezët i japin sinjalet e para nga mesi i pjesës së dytë teksa kërkojnë të kundërsulmojnë, por Beqiri e Curri tregohen të vëmendshëm. Skela përpiqet të organizojë ndonjë aksion sulmues, por pa sukses sepse Bogdani mbulohet mjaft mirë, ndërsa Duro nuk është ai i ditëve më të mira, madje në krahasim me dy ndeshjet e para është hija e vetvetes. Në pjesën e dytë janë kuqezinjtë ata që e nisin më vrullshëm teksa Skela kërkon të nxjerrë përpara Bogdanin, por  mbrojtja hungareze është e pakalueshme. Hovi i skuadrës së hanit nuk zgjat shumë, pasi hungarezët arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 49-të duke shtangur kuqezinjtë, të cilët që nga ai moment humbin kthjelltësinë dhe jo vetëm që nuk arrijnë të reagojnë, por rrezikojnë të pësojnë edhe disa gola të tjerë. Gjithçka nisi nga këmbët e Hushtit, i cili nuk e ka problem të japë një pasim perfekt mu para syve të shokut të tij të skuadrës te Hanoveri, Altin Lalës, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Beqiri humb duelin në ajër me sulmuesin Torgele, i cili e dërgon topin në rrjetë. Han bën disa ndërrime që nuk prodhojnë asgjë në fushën e lojës, madje nuk të zbusin kaosin e skuadrës shqiptare, e cila tentoi sporadikisht të barazonte rezultatin. Në minutën e 83-të Hungaria shënoi edhe golin e dytë duke vulosur postimin e Shqipërisë në vend të pestë në Grupin 1. Për t’u mbajtur shënim vetëm një goditje nga një distancë prej 30 metrash e Ansi Agollit në minutën e 85-të, e cila për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve përfundoi sërish shtyllë.

Hungari – Shqipëri   2 – 0

Golat: Thorgelle 49’, Juhász 82’
Hungaria: Fülöp, Szélesi, Vanczák, Juhász, Bodnár, Dárdai, Hajnal (Buzsáky 61’), Halmosi, Huszti (Vadócz 87’), Torghelle (Rudolf 89’).
Trajner: Ervin Kuman
Shqipëria: Beqaj, Beqiri (Kapllani 73’), Curri, Dallku, Vangjeli (Hyka 53’  - E. Bulku 76’), Cana, Duro, Agolli, Lala, Skela, Bogdani.
Trajner: Ari Han
Gjyqtarë: Claudio Circhetta, Manuel Navarro, Beat Hidber (Zvicër)
Kartonë të verdhë: Juhász 36’ , Bodnár 67’ / Dallku 48’ , Skela 81’

Eliminatorët e Botërorit

Grupi 2

11.10.08    Luksemburg 1-3 Izrael
11.10.08    Zvicër  2-1 Letoni
11.10.08    Greqi  3-0 Moldavi

Skuadra    N    F    B    H    GOL    P
1. Greqia    3    3    0    0    8-0    9
2. Izraeli    3    2    1    0    7-4    7
3. Zvicra    3    1    1    1    5-5    4
4. Letonia    3    1    0    2    3-5    3
5. Luksemburgu    3    1    0    2    3-7    3
6. Moldavia    3    0    0    3    2-7    0

Grupi 3

11.10.08    Poloni 2-1 Çeki
11.10.08    San Marino 1-3 Sllovaki
11.10.08    Slloveni 2-0 Irlandë V.

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Polonia    3    2    1    0    5-2    7
2. Sllovenia    3    2    1    0    5-2    7
3. Sllovakia    3    2    0    1    6-4    6
4. Çekia    2    0    1    1    1-2    1
5. Irelanda V.    3    0    1    2    1-4    1
6. San Marino    2    0    0    2    1-5    0

Grupi 4

11.10.08    Gjermani 2-1 Rusi
11.10.08    Finlandë 1-0 Azerbajxhan
11.10.08    Uells 2-0 Lihtenshtejn

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Gjermania    3    2    1    0    11-4    7
2. Uellsi    3    2    0    1    4-2    6
3. Finlanda    2    1    1    0    4-3    4
4. Rusia    2    1    0    1    3-3    3
5. Azerbajxhani    3    0    1    2    0-2    1
6. Lihtenshtejn    3    0    1    2    0-8    1

Grupi 5

11.10.08    Turqi 2-1 Bosnjë
11.10.08    Estoni 0-3 Spanjë
11.10.08    Belgjikë 2-0 Armeni

Skuadra    N    F    B    H    GOL    P
1. Spanja    3    3    0    0    8-0    9
2. Belgjika    3    2    1    0    6-3    7
3. Turqia    3    2    1    0    5-2    7
4. Bosnja    3    1    0    2    8-3    3
5. Armenia    3    0    0    3    0-8    0
6. Estonia    3    0    0    3    2-13    0

Grupi 6

11.10.08    Angli 5-1 Kazakistan
11.10.08    Ukrainë 0-0 Kroaci

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Anglia    3    3    0    0    11-2    9
2. Ukraina    3    2    1    0    4-1    7
3. Kroacia    3    1    1    1    4-4    4
4. Bjellorusia    2    1    0    1    3-2    3
5. Kazakistani    4    1    0    3    5-11    3
6. Andora    3    0    0    3    1-8    0

Grupi 7

11.10.08    Rumani 2-2 Francë
11.10.08    I.Faroe 1-1 Austri
11.10.08    Serbi 3-0 Lituani

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Serbia    3    2    0    1    6-2    6
2. Lituania    3    2    0    1    5-3    6
3. Austria    3    1    1    1    4-4    4
4. Franca    3    1    1    1    5-6    4
5. Rumania    3    1    1    1    3-5    4
6. I. Faroe    3    0    1    2    1-4    1

Grupi 8

11.10.08    Gjeorgji 1-1 Qipro
11.10.08    Bullgari 0-0 Itali

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Italia    3    2    1    0    4-1    7
2. Irlanda    2    1    1    0    2-1    4
3. Mali i Zi    2    0    2    0    2-2    2
4. Bulgaria    2    0    2    0    2-2    2
5. Qipro    2    0    1    1    2-3    1
6. Gjeorgjia    3    0    1    2    2-5    1

Grupi 9

11.10.08    Skoci 0-0 Norvegji
11.10.08    Holandë 2-0 Islandë

Skuadra    N    F    B    H    GOL.    P
1. Holanda    2    2    0    0    4-1    6
2. Skocia    3    1    1    1    2-2    4
3. Maqedonia    2    1    0    1    2-2    3
4. Norvegjia    2    0    2    0    2-2    2
5. Islanda    3    0    1    2    3-6    1

“U zhgënjeva, humbje e pamerituar”

Jetmir Halilaj

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ka pranuar zhgënjimin për humbjen e Shqipërisë dje ndaj Hungarisë duke thënë se barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. “Në momentin e golave, lojtarët nuk u treguan profesionistë. Edhe unë po të kisha qenë atje, jam i bindur se do të kisha bërë diçka më shumë dhe nuk do të lejoja që sulmuesit kundërshtarë të hynin aq në thellësi dhe të shënonin me aq lehtësi”, ka thënë Han në deklaratën e dhënë për “Supersport”. Më pas tekniku ka komentuar ndeshjen dhe e ka pranuar se kuqezinjtë pas një pjesë të parë të mirë u çorientuan thuajse totalisht në pjesën e dytë. “Në pjesën e parë ishim ne ata që dominuam dhe me pak fat edhe mund të kishim shënuar, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nuk luajti si duhet dhe pas pësimit të golit të parë, nuk arriti të ishte e qetë dhe e kthjellët. Më vjen keq sepse golat që shënuan hungarezët ishin tërësisht të evitueshëm dhe unë mendoj se mund t’i kishim shmangur plotësisht ata”, ka thënë Han. Ai nuk ka pranuar të marrë përgjegjësi për sa i përket zëvendësimet që bëri në pjesën e dytë, të cilat nuk prodhuan asgjë të re në lojën e skuadrës. “Nëse ju më pyesni nëse duhet të kisha bërë zgjedhje të tjera, atëherë unë po ju them se si ju duk pjesa e parë e Shqipërisë?”, ka thënë Han. Trajneri holandez ka pohuar se skuadrës i duhet të punojë shumë dhe se ai ka ende shumë për të bërë që ekipi të mund të arrije të luajë në nivelet që kërkon tekniku. ‘Kemi ende shumë punë për të bërë, sepse duhet të ngulisim mirë në mendjen e lojtarëve të gjitha idetë tona, me qëllim që të arrijmë aty ku duam”, ka vazhduar Han. Trajneri i ka bërë apel skuadrës që të mos mendojë më për këtë ndeshje, por të impenjohet maksimalisht tek takimi i radhës, ai kundër Portugalisë më 15 tetor. “Nuk do të jetë e lehtë që pas kësaj humbjeje morali i skuadrës të jetë si më parë, por gjithsesi unë jam i bindur se lojtarët do të dinë të ngrihen dhe të reagojnë si duhet gjatë ndeshjeve të ardhshme, sepse ndaj quhen profesionit. Nga aq sa kam parë jam i bindur se mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë trajneri i Kombëtares, pas humbjes së djeshme kundër Hungarisë.

Grupi 1/ Danimarka merr vendin e parë

Janë luajtur dje në mbrëmje 3 takimet e radhës në grupin 1 për eliminatoret e botërorit 2010. Shqipëria humbi 2-0 në “Ferenc Pushkash” ndaj Hungarisë. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 49-të nga sulmuesi Torghele pas një goditje me kokë.
Për herë të dytë hungarezët shënuan me Juhasz në të 82-ën minutë. Takimi më interesant ishte ai i luajtur në Suedi mes vendësve dhe Portugalisë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Me këtë barazim Suedia ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa luzitanët arrijnë 4 pikë. Danimarka nuk e pati shumë të vështirë të fitonte në shtëpi ndaj përfaqësueses malteze. Të besuarit e Olsen e gjetën rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 10-të me autor Larsen. Danezët e dyfishuan rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë falë ekzekutimit të saktë të Ager. Vikingët do të thellonin shifrat në 3-0 në minutën e 47-të sërish me Larsen. Fitorja ndaj ishullorëve i ngjit danezët përkohësisht në krye të renditjes me 7 pikë, ndërsa kuqezinjtë zbresin në vendin e pestë.

Grupi 1

Hungari 2-0 Shqipëri
Golat: Thorgelle 49’, Juhász 82’
Danimarkë 3-0 Maltë
Golat: Larsen 10’, 47’, Agger 29’ (11m)
Suedi 0-0 Portugali

Renditja
Skuadra    N    F    B    H    GOL    P
1. Danimarka    3    2    1    0    6-2    7
2. Suedia    3    1    2    0    2-1    5
3. Portugalia    3    1    1    1    6-3    4
4. Shqipëria    3    1    1    1    3-2    4
5. Hungaria    3    1    1    1    3-2    4
6. Malta    3    0    0    3    0-10    0

Lorik Cana rrezikon,Hyka Ok

Lorik Cana rrezikon seriozisht të mos luajë kundër Portugalisë të mërkurën në mbrëmje, për shkak të dëmtimit që pësoi në fund të ndeshjes së djeshme kundër Hungarisë. Lojtari pas një dueli në ajër me një nga futbollistët hungarezë u rrëzua në tokë dhe gjatë rënies u përplas keq në tokë, duke u dëmtuar në këmbën e djathtë. Stafi kuqezi ende nuk ka bërë të ditur se sa rrezikon Lorik Cana, por burime pranë ekipit kombëtar bëjnë të ditur se ka shumë gjasa që mesfushori të mos luajë kundër Portugalisë. Sot pritet një deklaratë zyrtare nga stafi mjekësor. Ndërkaq dëmtimi i Jahmir Hykës duket se ishte më i lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›