E Diel, 1 Nëntor 2026

Karambolohen 6 makina, plagosen dy shoferë

Përplasja e 6 automjeteve në autostradën Lezhë-Fushë Krujë ka pasuar me plagosjen rëndë të dy prej shoferëve. Sipas policisë aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve dhe moszbatimit të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor. 

LEZHË - Përplasja e 6 automjeteve në autostradën Lezhë-Fushë Krujë ka pasuar me plagosjen rëndë të dy prej shoferëve, ndërsa është bllokuar për gjysmë ore qarkullimi. Burime nga Drejtoria e Policisë së Lezhës bëjnë të ditur se aksidenti u shënua rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Patokut", në rrethin e Kurbinit. Fillimisht janë karamboluar dy makina dhe më pas dhe katër të tjera, duke shkaktuar kaos në autostradë. Si pasojë e përplasjes së fortë, mbeti i plagosur 36-vjeçari Gazmir Porja dhe 16-vjeçari, Gentian Bardhi. Dy të plagosurit janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Burimet e mësipërme sqarojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve dhe moszbatimit të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›