E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres gjendet nje trup i pajete tek Currilat

Trupi pajetë i një 60 vjeçari, ende i paidentifikuar është gjetur në plazhin e Currilave vetëm një metër larg bregut tëdetit. Dyshohet se shkak për vdekjen e 60 vjeçarit është bërë goditja që ka marrë në kokë. Sipas policisë paraprakisht dyshohet që 60 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej më shume se tre metra gjatë kohës, që po qëndronte në një nga lokalet pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Policia po heton ne disa pista, atë të ngjarjes aksidentale, të një tentative për vetëvrasje apo edhe të një ngjarjeje të qëllimshme nga persona të paidentifikuar.
Trupi i pajetë është dërguar për në morgun e spitalit rajonal, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore, ndërsa aktualisht policia po merr dëshminë e personave të ndryshëm, për të mesuar më shume mbi rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›