E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier 14 vjet burg gruas vrasese

Dënohet me 14 vjet burg 55 vjeçarja Dallëndyshe Kasaj për vrasjen e bashkëshortit të saj 6 muaj më parë në qytetin e Fierit. Gjykata e Shkallës së pare Fier zhvilloi seancën përfundimtare në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetarët fierakë në gusht të vitit të kaluar. E pandehura u shpall fajtore për vrasje me paramendim të burrit të saj Zheladin Kasaj. E përfaqësuar nga avokati Gezim Haderaj 55 vjeçarja nuk u paraqit në gjyq, por avokati kërkoi nga trupi gjykues që akuza ndaj Kasajt të ishte vrasje në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Trupi gjykues i përbërë prej gjyqtarëve Taulant Banushi, Roland Hyka dhe Lindita Sinani nuk e morën në konsideratë këtë kërkesë, duke pranuar pretencën e prokurorit Petrit Vuka. Vrasja e 55 vjeçarit Zheladin Kasaj ndodhi në lagjen “11 janari” të qytetit të Fierit, aty ku banonte me qera së bashku me bashkëshorten. Konfliktet e çiftit kishin qenë të shpeshta dhe shkaqet ishin ato ekonomike. Ekpertiza mjeko-ligjore e viktimës tregoi se vdekja e 55 vjeçarit ishte shkaktuar nga vaji nxehte i hedhur në vesh .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›