E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronesimet per Unazen e Madhe te Tiranes nisin me 1 Mars

Shpronësimet për pronarët e Unazës së Madhe të Tiranës do të fillojnë në datën 1 mars të vitit 2012. Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve, për të vijuar me punimet në këtë segment. Në bazë të vendimit, do të bëhet kompensimi për një sipërfaqe prej 34 mijë metër katrorë me vlerë rreth 167 milionë lekë. Po ashtu, nga ky vendim do të bëhet kompensimi edhe për objektet që ndodhen në përgjatë rrugës, me një vlerë prej 14 milionë lekë. Vlera në total e kompensimit është rreth 181 milionë lekë dhe do të përballohet nga zëri “Investime”, miratuar ne buxhet për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, për vitin 2012. ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.
Dokumentet
Pronarët e pasurive, emrat e te cileve do te botohen ne fletoren zyrtare dhe për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshmr”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Hipoteka qendore dhe Zyra Vendore e regjistrimit të Tiranës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rrugëve do të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit. Vetëm kur hidhet trupi i rrugës, do të nisë transaksioni me pronarët e shpronësuar.
Po ashtu, në vendimin e fundit të qeverisë u miratua shpronësimi për segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, për Unazen Lindore të Shkodrës dhe për segmentin rrugor Levan-Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›