Gjirokaster arrestohet hajduti i kishave
Një person është vënë në pranga pasi akuzohet për shumë vjedhje midis tyre dhe për vjedhjet e ndodhura në kishat e fshatrave te Dropullit ne Gjirokaster. Sipas policisë lokale ai është një 30 vjecar nga Fieri i dënuar më parë për vjedhje banesash dhe quhet Soli Goga, i cili duket se vjedhjen e kishave e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj fshatarëve, të cilët e përzune nga fshati. Ai akuzohet për vjedhjen e kishës në Vollinë, në Bularat dhe në Bodrishtë. Ky person sipas policisë më parë ka punuar si bari në disa fshatra të Komunës Dropull i Sipërm, por banorët e fshatit Vollinë e kanë përzënë duke mos e pranuar që ky të vazhdonte të punonte me bagëtitë e këtij fshati. Dhe natën që ky shtetas do largohej ka kryer edhe vjedhjen e të trija kishave të kësaj komune.