E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres gjykata Arrest me burg per Shaban Norjan

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e arrestit me burg për 80 vjeçarin Shaban Norja. Masa e arrestit u vëndos në bazë të dëshmisë së tij i cili tha se vajza kërkoi që ta vrisja sepse nuk mund ta abortonte, sepse feja s'ja lejonte abortin.

Prokurori Sokol Nishani i cili ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Aishe Vatës, tregon cfarë autori ka deponuar para grupit hetimor dhe se si u zbulua krimi. Sipas Nishanit autori pretendon se ka mësuar për shtatzaninë e vajzës rreth dy – tre javë para se të ndodhte krimi, dhe gjatë asaj periudhe, autori pretendon se vazhdimisht i ka ofruar ndihmën e tij për të abortuar fëmijën, por vajza e ka refuzuar duke i ushtruar presion që duhet ta vriste, pasi fëmijën nuk mund ta hiqte. Shabani ka pohuar se kishte lënë takim me Aishën mesditën e 10 tetorit dhe se ajo kishte vazhduar me kërkesën që duhet t’i jepte fund jetës së saj, duke i thënë që ka ardhur koha që ajo të vdiste.
“Ti mua duhet të më vrasësh, jo vetëm të më vrasësh, por të më presësh kokën, të më zhdukësh, madje më digj që familjarët të mos më identifikojnë dhe të mos marrin vesh kurrë që unë kam qenë shtatzanë”, kanë qenë këta fjalët që autori pretendon që Aishja i ka thënë atij.

I gjendur nën presionin e vajzës, autori ka rrëfyer përpara prokurorit të cështjes se kishte lënë takim pas orës 23;00 të së mërkurës së 10 tetorit, në kasollen e cila ishte kthyer në një vendtakimi për të dy, ndërsa me vete kishte marë pistoletën dhe sëpatën me të cilën do të kryente më pas krimin.

Aishja erdhi rreth orës 23.15 minuta, ndërsa më pas unë mora pistoletën dhe mjetet e tjera që mu donin për ta vrarë Aishen dhe ecëm në këmbë drejt vendit ku dhe u gjet e pajetë. Ajo nuk foli asnjë fjalë, u kthye me kurriz dhe unë e qëllova me pistoletë.
Ajo ra në tokë, i tronditur nga ajo cfarë kisha bërë nisa të qaj për disa minuta mbi trupin e vajzës, ndërsa më pas mora sëpatën dhe e qëllova plot 6 herë në anën e majtë të qafës për ti prerë kokën.
Në pamundësi për ta djegur pasi me dhimbsej, vendosa ti mbështjellë kokën me tre qese që të mos i rridhte gjaku, për ta flakur në kanalin mes shkurreve i cili ndodhej vetëm pak metra nga vendi i vrasjes sëbashku me sëpatën që e kisha përdorur për ti prerë kokën.
Pas kësaj jam larguar me motorrin tim drejt autostradës Tiranë Durrës, dhe më pas kam shkuar në hyrje të qytetit të Shijakut ku dhe kam hedhur në lumë pistoletën.
Pas këtyre lëvizjeve kam shkuar sërisht në kasolle, kam hequr bluzen e gjakosur, e kam copëtuar me një thikë dhe i kam hedhur në një vendgrumbullim plehrash, tregon Shaban Norja.

Version plotësisht i vërtetuar nga prokurori përsa i përket skenës së krimit, por jo dëshirës së vajzës për tu ekzekutuar. Mbetet e pavërtetuar ashtu sikurse edhe ngjizja e fëmijës 11 javësh që Aishja mbante, nëse e kishte fryt të dhunimit seksual të 80 vjecarit, të një historie të mbrapshtë lidhjeje sekrete, apo të një mister dhune seksuale që vajza nuk ka pasur guximin ta tregojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›