E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qemal Stafa fundi i nje epoke

Mbyllja e një epoke. Fundi i një legjende. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë ishte e fundit për stadiumin “Qemal Stafa”, të paktën në arenën ndërkombëtare. Impianti që nisi të ndërtohet në vitin 1939, u hap zyrtarisht më 1946 dhe u zgjerua në 1974 nuk do të presë më ndeshjet e Shqipërisë.

Tashmë ai ka kaluar zyrtarisht në pronësinë e shoqatës “Kuq e zi” dhe kjo i dhënë fund procedurave burokratike për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ndërkohë, Insituti i Projektimit të Veprave në Ministrinë e Mbrojtjes po përgatit projektin e shembjes, ku prishja e stadiumit “Qemal Stafa” synohet të nisë brenda 28 nëntorit, si datë simbolike për Pavarësinë e vendit, ndërsa afati për shembjen, që do t’i hapë rrugën ndërtimit të stadiumit të ri parashikohet të jetë 5-6 muaj.

Kërkesa kryesore për impiantin e ri Kombëtar është ruajta e fasadës së Stadiumit “Qemal Stafa”, që cilësohet si monument kulture. Prishja e impiantit do të nise nga pjesa e sipërme e tribunës karshi, pra nga shtesa e vitit 1974, ndërsa shembja e strukturës fillestare është një sfidë më vete. Stadiumi i ri në Tiranë do të ketë kapacitet 21 deri në 23 mijë vende. Kjo edhe sipas studimit të fizibilitetit të FIFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›