E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, Mesi bëhet çështje te Barcelona

BARCELONE - Të gjithë sytë janë te Lionel Mesi, por këtë herë ka të bëjë me prezencën e tij ose jo në fushën e lojës. Ylli argjentinas pësoi një dëmtim në ndeshjen e kaluar kundër PSG-së dhe u parashikua se do qëndronte jashtë fushave për dy javë.

Mirëpo, është bërë e pamundura që ai të jetë i gatshëm, gjë që duket se ka nxitur një debat të ashpër brenda klubit. Pas ekzaminimeve paraprake të bëra dje, mjekët kanë bërë me dije se është shumë e rrezikshme nëse futbollisti do aktivizohet, pasi mund të pësojë një dëmtim akoma më të rëndë. Sipas tyre, ai nuk është gati të luajë, edhe pse mund të mos ndiejë dhimbje për momentin. Por, vetë futbollisti ka deklaruar se do që të jetë në formacion kundër PSG-së, duke këmbëngulur se ndihet në formën e vet optimale.

Në fakt, barazimi 2-2 në ndeshjen e parë është mjaft shqetësues për katalanasit, pavarësisht se këtë herë luajnë në shtëpi. Sot do të jetë edhe testi përfundimtar për argjentinasin, kur do të vendoset nëse duhet të luajë apo jo. Plani “rezervë” i Barçës, në rast se mjekët këmbëngulin sërish që të mos aktivizohet, është që lojtari të hyjë në pjesën e dytë, në rast se skuadra nuk arrin të marrë rezultatin e kërkuar në 45 minutat e para. Aleksis Sançez – “Të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë Leo në fushën e lojës, për këtë arsye prania e tij është gjithnjë e rëndësishme. Gjithsesi, ne nuk do hyjmë në fushë të dorëzuar po të mungojë Mesi. Përkundrazi, do motivohemi për të dhënë maksimumin tonë dhe të fitojmë kundër PSG-së. Mund t’ia dalim edhe nëse ai mungon, – deklaroi Sançez. "Po kaloj një formë të mirë fizike dhe jam i lumtur që kam rigjetur qetësinë para porte, sepse kisha një kohë të gjatë që nuk shënoja”, – shtoi kiliani. Në fakt, ai pritet të luajë në vendin e Mesit, pasi Vilanova parashikohet të aktivizojë edhe Fabregasin që nga minuta e parë, duke luajtur rolin e numrit “9″.

(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›