Durrës, grabitje në mes të ditës
Grabitet në mes të ditës një
agjenci udhëtimesh dhe
transfertash monetare në
Durrës. Dy të rinj, të pamaskuar
janë futur mëngjesin e djeshëm
në agjencinë "Dyrrah" të shtetasit
Agim Gjinali, dhe nën kërcënimin
e armëve kanë grabitur
të gjitha paratë që ndodheshin
në atë moment në agjenci. Ka
qenë ora 08:45 e ditës së hënë,
kur të rinjtë e armatosur janë
shfaqur në derën e agjencisë që
sapo kishte nisur ditën e re të
punës. Për momentin, në këtë
njësi shërbimi ndodhej vetëm
punonjësja Xhilberta Sulejmani.
Ajo është kapur në befasi nga dy
të rinjtë e armatosur, pistoleta
në duart e të cilëve e ka trembur
jashtë mase. E tmerruar
ajo i është bindur kërkesës së
tyre për të dorëzuar të gjithë
paratë që ndodheshin në arkën
e agjencisë në atë moment. Ndonëse
puna kishte pak që kishte
nisur, një sasi e mjaftueshme
parash gjendej në agjenci për të
mbuluar nevojat e klientëve për
tërheqje parash. Agjencia "Dyrrah"
ofronte, përveç biletave për
udhëtime në linja detare, ajrore
dhe tokësore për në vendet fqinje,
edhe shërbimin e transfertave
ndërkombëtare të parave. Agjencia
e grabitur ndodhet pranë
stacionit hekurudhor dhe hyrjes
së pasagjerëve në portin detar,
në një vend tejet të ekspozuar
dhe ku ndodhen disa dhjetëra
agjenci të tjera udhëtimesh. Nga
dëshmia në Komisariatin e Policisë
së Durrësit, e punonjëses së
agjencisë, 35-vjeçares Xhilberta
Sulejmani, dy persona të panjohur
prej saj dhe pa maska kanë
hyrë në ambientet e agjencisë
"DYRRAH" dhe pasi i kanë drejtuar
armën e tipit pistoletë,
duke e kërcënuar kanë arritur
të marrin prej saj një shumë
parash: 2300 dollarë, 4100 euro,
si dhe 12 mijë lekë. Të gjitha
paratë ndodheshin në arkën e
agjencisë dhe me t‘i marrë ato,
dy grabitësit janë larguar me
shpejtësi nga dera. Ndonëse
shumë e tronditur nga gjithçka
që ka ndodhur, 35-vjeçarja ka
lajmëruar menjëherë pronarin
e agjencisë dhe ka sinjalizuar
policinë për grabitjen e ndodhur.
Burime nga policia e Durrësit
bënë të ditur se ka qenë e
vështirë të përcaktohet identikiti
i grabitësve, për shkak të
tronditjes së punonjëses. Ajo
ka qenë tejet e trembur nga
gjithçka po ndodhte dhe s‘ka
mundur të memorizojë fytyrat
e dy të rinjve, ndonëse ata kanë
qenë pa maska. Sulejmani ka
deklaruar se nuk ka mundur të
fiksojë shumë tipare, gjë që do
të mund të ndihmonte në identifikimin
e shpejtë të autorëve. E
ndërsa po punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorëve të
ngjarjes, punonjës dhe drejtues
të agjencive të tjera pranë asaj
të grabitur thonë se nuk kanë
vënë re se çfarë ka ndodhur te
"Dyrrah". Shumë prej tyre kanë
menduar se ngjarja ka ndodhur
gjatë natës, ndërkohë që vetëm
prania e forcave policore në
mëngjes u ka kujtuar rrezikun
që mund t‘u kanoset dhe atyre
nga individë në kërkim të fitimit
të shpejtë dhe kriminal.
agjenci udhëtimesh dhe
transfertash monetare në
Durrës. Dy të rinj, të pamaskuar
janë futur mëngjesin e djeshëm
në agjencinë "Dyrrah" të shtetasit
Agim Gjinali, dhe nën kërcënimin
e armëve kanë grabitur
të gjitha paratë që ndodheshin
në atë moment në agjenci. Ka
qenë ora 08:45 e ditës së hënë,
kur të rinjtë e armatosur janë
shfaqur në derën e agjencisë që
sapo kishte nisur ditën e re të
punës. Për momentin, në këtë
njësi shërbimi ndodhej vetëm
punonjësja Xhilberta Sulejmani.
Ajo është kapur në befasi nga dy
të rinjtë e armatosur, pistoleta
në duart e të cilëve e ka trembur
jashtë mase. E tmerruar
ajo i është bindur kërkesës së
tyre për të dorëzuar të gjithë
paratë që ndodheshin në arkën
e agjencisë në atë moment. Ndonëse
puna kishte pak që kishte
nisur, një sasi e mjaftueshme
parash gjendej në agjenci për të
mbuluar nevojat e klientëve për
tërheqje parash. Agjencia "Dyrrah"
ofronte, përveç biletave për
udhëtime në linja detare, ajrore
dhe tokësore për në vendet fqinje,
edhe shërbimin e transfertave
ndërkombëtare të parave. Agjencia
e grabitur ndodhet pranë
stacionit hekurudhor dhe hyrjes
së pasagjerëve në portin detar,
në një vend tejet të ekspozuar
dhe ku ndodhen disa dhjetëra
agjenci të tjera udhëtimesh. Nga
dëshmia në Komisariatin e Policisë
së Durrësit, e punonjëses së
agjencisë, 35-vjeçares Xhilberta
Sulejmani, dy persona të panjohur
prej saj dhe pa maska kanë
hyrë në ambientet e agjencisë
"DYRRAH" dhe pasi i kanë drejtuar
armën e tipit pistoletë,
duke e kërcënuar kanë arritur
të marrin prej saj një shumë
parash: 2300 dollarë, 4100 euro,
si dhe 12 mijë lekë. Të gjitha
paratë ndodheshin në arkën e
agjencisë dhe me t‘i marrë ato,
dy grabitësit janë larguar me
shpejtësi nga dera. Ndonëse
shumë e tronditur nga gjithçka
që ka ndodhur, 35-vjeçarja ka
lajmëruar menjëherë pronarin
e agjencisë dhe ka sinjalizuar
policinë për grabitjen e ndodhur.
Burime nga policia e Durrësit
bënë të ditur se ka qenë e
vështirë të përcaktohet identikiti
i grabitësve, për shkak të
tronditjes së punonjëses. Ajo
ka qenë tejet e trembur nga
gjithçka po ndodhte dhe s‘ka
mundur të memorizojë fytyrat
e dy të rinjve, ndonëse ata kanë
qenë pa maska. Sulejmani ka
deklaruar se nuk ka mundur të
fiksojë shumë tipare, gjë që do
të mund të ndihmonte në identifikimin
e shpejtë të autorëve. E
ndërsa po punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorëve të
ngjarjes, punonjës dhe drejtues
të agjencive të tjera pranë asaj
të grabitur thonë se nuk kanë
vënë re se çfarë ka ndodhur te
"Dyrrah". Shumë prej tyre kanë
menduar se ngjarja ka ndodhur
gjatë natës, ndërkohë që vetëm
prania e forcave policore në
mëngjes u ka kujtuar rrezikun
që mund t‘u kanoset dhe atyre
nga individë në kërkim të fitimit
të shpejtë dhe kriminal.