E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier e Sarandë, dy të moshuar vrasin veten

Dy të moshuar kanë vrarë veten në harkun kohor të 48 orëve të fundit në Fier dhe Sarandë. Në Fier, një 74-vjeçar nga ky qytet ka pirë 4 kokrra fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen në spitalin civil. Mësohet se i moshuari Qemal Ferati, banor i lagjes "1 Maji", paraditen e djeshme ka blerë te tregtarët ambulantë fostoksinën dhe pasi ka shkuar në shtëpi e ka thërrmuar dhe i ka pirë tinëz bashkëshortes 68-vjeçare. Ndërsa në Sarandë, dallgët e detit Jon kanë nxjerrë në Gjirin e Borshit trupin e pajetë të 84-vjeçares Neko Xhuvani. Kufoma është gjetur dje rreth orës 14.30 të ditës së djeshme. Familjarët thanë se ajo vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa rreth orës 16.00 të 27 marsit. Mendohet se ajo është mbytur në lumin Bistricë, në afërsi të fshatit Vrion.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›