Durrës, gruaja rrreh fqinjën dhe burrin
DURRES-Ngjarje e pazakontë në zonen e plazhit ne Durrës, ku një grua pasi konfliktohet me një grua tjetër, duke përdorur dhe thiken, përfundon duke dhunuar edhe bashkëshortin e saj. Pamjet janë filmuar gjatë momentit që policia ka mbërritur në vendngjarje e njoftuar nga fqinjët e protagonisteve të kësaj ngjarjeje. Si shkak i konfliktit me 50 vjecaren T.Ferri, ka mbetur e plagosur fqinja e saj 40 vjecare me iniciale A.M dhe bashkëshorti i 50 vjecares, F. Ferri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.50 të së martës pas një konflikti të nisur mes dy grave për cështje pronësie, ku ka nderhyrë bashkëshorti i njërës prej tyre për ti ndarë, pasi ka pare qe e shoqja ka marre një thikë ne dore, por qe me sa duket ka pësuar edhe ai goditje në fytyre dhe në kokë.
Sipas burimeve, 40-vjeçarja A.M është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pas ndërhyrjes së mjekëve ndodhet në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat 50 vjecaren T.Ferri, e cila sipas bluve dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mjaft pushuesve që ndodheshin në zonën e Plazhit në momentin e sherrit.
(d.b/BalkanWeb)