E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti afrikanikën për pak ditërikthehet në fundjavë

TIRANE-I nxehti afrikan largohet dhe u lë vendin temperaturave karakteristike të muajit Gusht. Të paktën për disa ditë, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e larta do të rikthehen sërish në fundjavë, konkretisht të premten.
Pak ditë pasi termometri u ngjit gati në vlerat 40 gradë celcius, parashikimi i motit sjell lajme të mira. Parashikimi për Motin në Agjencinë e lajmeve BalkanWeb bën të ditur se prej mesnatës kemi nje renie të ndjeshme të temperaturave. Tirana dje shënoi temperaturat deri në 38 gradë celcius, ndërsa sot nuk do të shkojnë më shumë se 31 gradë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se deri në fund të javës në të gjithë territorin e vendit temperaturat do të jenë 5 gradë më të ulëta”.
Konkretisht sot, në zonat malore pati një temperaturë mesatare 28 gradë më e larta dhe 18 gradë Celsius më e ulëta.
Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare 30 deri në 18 gradë Celsius.
Temepratura në qytetet kryesore të vendit shënoi ditën e sotme, në Tiranë, 31-19 gradë Celsius, në Durrës, 30-19, në Shkodër 28-18, Vlorë 29-21, Kukës, 32-18, Elbasan 30-18, Fier 31-20, Gjirokastër 30-20, Sarandë 30-21, Korcë 28-16 Gradë Celsius.

Këto temperature pritet të jenë dhe në ditët në vazhdim, të mërkurën dhe të enjten, por duke nisur nga e premtja, pritet një rritje e ndejshme e temperaturave me 2-3 gradë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›