Pajisje të reja skaneri në Rinas, Kapshticë, Kakavijë dhe Sarandë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) bën të ditur se 4 pajisje të reja skaneri janë instaluar në 4 pika kufitare doganore, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, si dhe në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe të Sarandës.
Sipas DPD-së, pajisjet e reja për kryerjen e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase janë vendosur në kuadër të forcimit të kontrollit dhe luftës kundër trafiqeve të paligjshme.
“Instalimi i këtyre pajisjeve me rreze X do të rrisë cilësinë e kontrolleve të bagazheve të pasagjerëve, si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e kontrollit, duke ruajtur balancën e duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme në çdo pikë doganore”, bën të ditur DPD. /j.p/
1 nga 6