E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, humb jetën 55-vjeçari, peshkonte me dinamit

Ka humbur jetën aksidentalisht teksa po gjuante peshk me dinamit, një 55 vjeçar nga Durrësi.
Burime zyrtare të policisë, bënë të ditur se ngjarja ndodhi sot në Kepin e Rodonit, kur 55 vjeçari Bashkim Bega, peshkonte duke përdorur lëndë plasëse, e cila i ka shpërthyer ne duar.
 

Si pasojë të plagëve të rënda të marra në pjesë të ndryshme të trupit, 55 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
 

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, mendohet se shkak i shpërthimit të dinamitit ishte pakujdesia e vetë viktimës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›