Lezhë-Laç, përplasen 2 makina, plagosen 5 shtetas

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, kjo si pasojë e parakalimit të gabuar të njerit prej automjeteve.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se shtetasit e plagosur janë Petrit Bruçi 38 vjeç, Skënder Kovaçeviç 38 vjeç, Sherife Kovaçeviç 38 vjeç, Muharrem Jakupi 53 vjeç, Sheinaze Jakupi 43 vjeç.
Ndërkaq, tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ata janë dërguar për në spitalin Ushtarak, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.