Vendimi i KQZ-se per Tiranen PS shprehet se do te kerkoje pavleftshmerine
Ne Shqiperi Partia Socialiste deklaroi sot se ajo do te kerkoje pavleftshemrine e procesit zgjedhor ne Tirane duke folur per manipulim i cili sipas tyre vertetohet nga mosperputhja mes numrit te fleteve te votimit dhe numrit te votuesve. Sipas socialisteve mosrakordimi i shifrave eshte kundershtuar dhe ne vendimin e fundit te kolegjit zgjedhor. Deklarimi i socialisteve erdhi pak ore para mbledhjes se sotme te Komisionit qendror i cili pritet te miratoje pasdite rezultatin e votimit per kryetarin e bashkise se kryeqytetit dhe tabelat e ketij rezultati. Sipas te dhenave te KQZ kandidati demokrat Lulzim Basha eshte ne avantazh me 93 vota.