E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres humb jeten ne pune 38 vjecari

Një punëtor humbi jetën mesditën e sotme në portin e Durrës gjatë punës në një prej kalatave. Viktima është 38 vjeçari Artan Kavaja nga qyteti bregdetar.

Sipas të dhënave të policisë, ai është goditur pas shkëputjes së një pjese të vinçit gjatë manovrave për shkarkimin e një grumbulli metalesh pranë kalatës.

Burime zyrtare pranë autoritetit portual konfirmuan pak minuta pas ngjarjes se, 38 vjeçari Artan Kavaja, punëtor i kompanisë së ngarkim-shkarkimit ishte duke shkarkuar hekurishte pranë kalatës lindore të portit.

Në pyetje nga policia janë marrë punonjës të firmës gjithashtu po hetohet edhe për kushtet teknike të sigurisë, që ofronte kjo firmë.

Një ngjarje e ngjashme është shënuar dje në Tiranë, kur një 43 vjeçar humbi jetën duke rënë nga tarraca e një pallati 5 katësh në zonën e Porcelanit.

Viktima donte të restauronin tarracën e pallatit pasi ajo pikonte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›